15 Maj 2024

Serbët bllokojnë rrugët në veriun e Kosovës

Mitrovicë, 3 korrik - Serbët e veriut të Kosovës nga orët e para të mëngjesit të sotëm kanë bllokuar rrugët në këtë pjesë të vendit.

Ata kanë theksuar se me këto akte dëshirojnë të dërgojnë porosinë se nuk duan të integrohen në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës.

Rrugët e bllokuara janë ato që lidhin komunat Zveçan, Mitrovicë, Zubin Potok dhe Leposaviq, ndërsa ato do të zgjasin vetëm një orë. Rruga magjistrale Mitrovicë – Ribariq është bllokuar në Zupç, ndërsa bllokadë të vendosur ka edhe në Rudarë, ku është bllokuar aksi rrugor drejt Prishtinës.

Rreth orës 09.00 të mëngjesit serbët janë grumbulluar edhe në urën e Ibrit, ndërsa disa rrugë të tjera kanë qenë të bllokuara.

Në Graçanicë sot është paralajmëruar një protestë, ku sipas mediave serbe, organizatorët do të mbajnë ate për të respektuar të drejtat e komunitetit serb dhe për të dënuar dhunën policore siç thuhet të policisë së Kosovës.

Protesta dhe bllokada e orkestruar e serbëve vjen me rastin e vizitës së dy zyrtarëve të lartë të administratës amerikane në Beograd dhe pas vendimit të Grupit të Drejtësisë Ndërkombëtare që të hiqet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës nga muaji shtator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)