Serbët bllokojnë rrugët kryesore në veri
Mitrovicë, 24 dhjetor - Përfaqësues dhe tregtarë serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë bllokuar sot rreth orës dhjetë disa nga rrugët kryesore përfshirë këtu edhe pikë-kalimin kufitar në Jarinjë.
Tregtarë nga Leposaviqi kanë shkuar në pikë-kalimin në Jarinjë duke mos lejuar që të qarkullojnë automjetet në atë pjesë.
Aryseja kryesore për bllokimin e rrugëve është mospajtimi me marrëveshjet të arritura në Bruksel që lidhen me qarkullimin e mallrave nga Serbia në Kosovë.
Njoftohet në rrugën Jarinjë-Leposaviq, janë krijuar rradha të gjata me automjete të ndryshme.
Gjithashtu bëhet e ditur se këta protestues kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë-Jarinjë në vendin e quajtur Rudar afër Zveçanit.