Serbët bllokojnë rrugën Mitrovicë-Zubin Potok
Prishtinë, 31 gusht - Serbët e Veriut të Kosovës, pas aksionit të EULEX dhe KFOR në këtë zonë, kanë bllokuar sërish rrugën Mitrovicë-Zubin Potok.
Bllokimi i kësaj rruge dhe rrugëve alternative në këtë drejtim, është bërë në shenjë kundërshtimi ndaj aksionit të forcave të KFOR-it dhe EULEX-it, që është zhvilluar sot në mëngjes në Zupç.
Bllokimin e rrugës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka thënë se pas aksionit të sotëm të EULEX, serbët nga Zupçi janë tubuar në këtë fshat duke bllokuar rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, si dhe rrugët tjera që çojnë në këtë drejtim.
Sipas tij, atyre u janë bashkëngjitur edhe serbët tjerë nga fshatrat përreth dhe komuna e Zubin Potokut.