Serbët bllokojnë makinat e EULEX-it
Mitrovicë, 21 mars - Serbët kanë bllokuar sot tre makina të EULEX-it në autostradën e Adriatikut, ndërsa KFOR-i ka bllokuar të gjitha rrugët që çojnë për në Zubin Potok dhe anasjelltas, bën të ditur \"Koha Ditore.
Sipas burimeve, grupe serbësh kanë bllokuar tre makina të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, të cilat po shkonin drejt pikëkalimit kufitar në Bërrnjak. Makinat e EULEX-it nuk shoqëroheshin nga forcat e NATO-s.
Por, pas këtij bllokimi, si kundërpërgjigje KFOR-i ka marrë një operacion dhe ka bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë dhe dalin nga Zubin Potoku për në qytete të tjetra të veriut të Kosovës.
Pas tensionimit të situatës në zonën e Zubin Potokut, mbi qiellin e Mitrovicës dhe veriut të Kosovës janë parë duke fluturuar helikopterë.