Serbët bllokojnë gjykatën në veri
Serbë kanë bllokuar Gjykatën në pjesën veriore të Mitrovicës në të cilën duhet të shpallet aktgjykimi për gjashtë serbët të akuzuar për trazira të marsit në vitin 2008, njoftojnë medie të Beogradi
Aktgjykimi është dashur të shpallet në orën 11.
Forca të mëdha të EULEX-it të cilët kanë arritur në Gjyqin Themelor para orës shtatë, nuk kanë mundur të hynë brenda sepse serbët e kishin bërë të pamundur këtë. Pas një qëndrimi të shkurtër, ata u larguan nga oborri i Gjyqit
Në qytet janë dëgjuar sirenat për alarm, një si, siç thonë mediet serbe, ftesë e veçantë për qytetarët e të dy dyert e Gjyqit janë bllokuar me mekanizëm të rëndë, me eskavatorë dhe me shumë kamionë që janë trup e tërthorë rrugës
Qytetarët janë ende të tubuar e me ta është edhe i ashtuquajturi shef i qarku Radenko Nedeljkoviq.
Prokuroi ndërkombëtar Nita Amin ka kërkuar nga Këshillit Gjyqësor treanëtarësh që e udhëheq gjermani Katja Dominik të shpallë sot aktgjykimin.
Gjashtë të akuzuar nga Mitrovica : Marjan Ilinqiq, Zoran Çaviq, Dragan Milojeviq, Miodrag Raliq, Avni Krasniqi dhe Nebojsha Joviqi, akuzohen me 20 vepra penale gjatë trazirave të marsit në vitin 2008.