27 Prill 2024

Serbët betonojnë barrikadën në veriun e Kosovës

Mitrovicë, 30 nëntor - Serbët kanë betonuar një barrikadë në lokalitetin Kërshi i Dudit në komunën e Zve[anit në rrugën magjistrale Mitrovicë - Leposaviq.

Kjo barrikadë është betonuar, pasi që KFOR tentoi heqjen e saj para disa netëve, kur shpërthyen edhe incidentet.

Barrikada që gjendet në urën në këtë rrugë magjistrale është ngritur në lartësi prej 2,5 metra dhe ajo tashmë është betonuar dhe në të janë vendosur telat me gjemba.

KFOR ka apeluar që serbët të heqin barrikadat dhe të shmangin dhunën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)