26 Dhjetor 2024

Serbët akuzojnë njesinë "Rosu" për të shtëna

Mitrovicë, 10 nëntor - Serbët në veri akuzojnë njësinë speciale ROSU për incidentin e mbrëmshëm në veri të Kosovës, ku si pasojë, tre serbë u plagosën, ndërkohë njëri prej tyre ndërroi jetë.

Kryetari ilegal i Komunës ilegale të Mitrovicës, Krastimir Pantiç ka akuzuar direkt ROSU-n për sulmin mbi serbët.

“Të gjithë e dinë se pjesëtarët e njësisë ROSU kanë qëlluar drejt serbëve por të gjithë heshtin”, ka thënë ai.

Pantiç ka kërcënuar se serbët do t`i ndërpresin raportet me misionin e KFOR-it.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti ka thënë se ende nuk ka asnjë të dyshuar për rastin. Ai ka thënë se janë bastisur gjashtë shtëpi.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)