Selmanaj ofroi mbështetjen e tij për Veteranët e Luftës
Pejë, 23 janar - Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, vizitoi sot zyrën e OVL të UÇK-së Pejë. Me këtë rast ai u njoftua rreth aktivitetit të Degës së Pejës.
Kryetari Selmanaj, ofroi mbështetjen e tij për Veteranët e Luftës, posaçërisht Degën e Pejës.
Theks i veçantë i këtij takimi ishte çështja e ndalimit të Komandantit Ramush Haradinaj në Francë.
Kryetari i Degës së OVL të UÇK-së Pejë Gazmend Syla, falënderoi z.Selmanaj për vizitën dhe mbështetjen e vazhduar.