15 Janar 2025

Selimi: Verifikimi i veteranëve të UÇK-së rrezikon të dështojë

Prishtinë, 12 mars - Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së rrezikon të dështojë për shkak të paqartësive në ligj dhe qasjes joadekuate të mënyrës së verifikimit nga ana e atyre që kanë pasur për obligim ta bëjnë një gjë të tillë.

Selimi për ‘Epokën e re’ ka thënë se ky proces ka përfunduar keq, prandaj edhe po ndodh mos publikimi i të gjitha listave të zonave operative.

Sipas tij, me anë të këtij procesi të verifikimit ka njerëz që e kanë marrë statusin e veteranit, por që nuk e meritojnë, dhe ka të atillë që e meritojnë, por nuk e kanë marrë.

Ai tha se Ligji për veteranët e UÇK-së duhet të amandamentohet urgjentisht. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)