Selimi kërkon ndihmë mjekësore në QKUK
Prishtinë, 22 korrik - Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi i cili që dy muaj po mbahet në paraburgim nën dyshimet për krime lufte është shtruar të shtunën vonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Zëdhënësi i QKUKsë, Shpend Fazliu, ka konfirmuar se Selimi aktualisht po trajtohet në Klinikën e Kardiologjisë.
Të shtunën rreth orës 23:30, Selimi ka kërkuar ndihmën mjekësore në kuadër të Klinikës Emergjente të QKUKsë, për shkak të problemeve shëndetësore, ka thënë Fazliu për gazetën, të hënën. /albeu.com/
Zëdhënësi Fazliu ka thënë se gjendja shëndetësore e ambasadorit Sylejman Selimi është në ekzaminim e sipër dhe nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar.
Selimi aktualisht ndodhet në njësinë koronare (dhomë që shërben për trajtimin e personave VIP) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rreth mesnatës të së shtunës Selimi ka kërkuar ndihmën mjekësore pasi ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore.