17 Maj 2024

Selimi e Lushtaku edhe dy muaj paraburgim

Prishtinë, 22 nëntor - Sot kryetari i trupit gjykues Dariusz Sielcki ka komunikuar me aktvendimin me të cilin ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj, deri më 23 janar 2014, të Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Sahit Jasharit, Avni Zabelit, Hysni Thaçit, Jahir Demakut dhe të Zeqir Demakut.

“EULEX-i me këtë vendim po dëshmon se përveç vendimeve tepër të ashpra, joligjore, jo të drejta dhe fyese për ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe të bashkëluftëtarëve të tij, është duke provuar ta amortizoj mllefin kundër këtyre vendimeve duke i marrë të premteve dhe ditëve të vikendit për të zbutur padrejtësinë e hapët ndaj këtyre vendimeve shokuese”, ka thënë avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi.

Nga 31 maji, këta ish-komandantë dhe ish ushtarë të UÇK-së po mbahen në paraburgim me dyshime për involvim në kryerjen e veprave penale- krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1998.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)