Selia e Gjykatës Speciale do të jetë në Hagë
Prishtinë, 4 gusht - Ministri për Evropë, David Lidington i Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se selia e Gjykatës Speciale do të jetë në Hagë.
Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet për krijimin e Gjykatës Speciale për të hetuar pretendimet për krimet e luftës nga konflikti i vitit 1999. Kosova është pajtuar për krijimin e një gjykate ndërkombëtare (Gjykata Speciale) në Hagë për ti dëgjuar këto pretendime, thuhet në reagimin e Ministrit për Evropë, David Lidington.
Gjithashtu, Lidington ka bërë të ditur se BE-ja do të ofrojë fondet për këtë gjykatë.