Sekuestrohen dy armë në pronësi ilegale
Prizren, 13 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 13:45 është pranuar një informacion se ne lagjen “Ortokoll” të Prizrenit, është vërejtur një person me armë në brez.
Policia sapo ka pranuar informacionin menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari T. C, Sh/K i lindur në vitin 1997, ka gjetur në posedim: Pistoletë ‘Zastava’ nr. serik.T-741859 me një karikator, pistoletën ‘EKOL TUNA’ nr serik. ET-1291565, tre fishekë të kalibrit 6.35 mm, një shufër metalike dhe një thikë.
Hetuesit dhe njësiti i krim-teknikës ka dalë në vendin e ngjarjes. Armët dhe gjësendet tjera janë sekuestruar.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar.