27 Dhjetor 2024

Sekuestrohen derivate të dyshuara si të kontrabanduara

Prishtinë, 6 shkurt - Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti special operativ dhe njësitë patrulluese të stacionit jugu të Mitrovicës, në vazhdën e zbatimit të planit operativ kundër kontrabandës së mallrave, kanë identifikuar dhe sekuestruar sasi të derivateve të dyshuara të kontrabanduara.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj fundjave, në kuadër të planit të veprimit policor, ka identifikuar dhe ndaluar për kontroll automjetin e dyshuar, një kamionet me targa të regjistrimit “RKS”, i cili po qarkullonte në rrugën “Driton Veliu” përkatësisht në drejtim të fshatit Suhadoll.

Gjatë kontrollit të automjetit transportues, policia ka identifikuar një rezervuar të llamarinës të dizajnuar enkas për transport të derivateve i cili ishte i vendosur në automjet.
Ngasësi i automjetit, një 32 vjeçar, ka pranuar se po transportonte derivate të naftës ndërsa nuk posedonte asnjë dokument për prejardhjen dhe transportin e mallrave.

Stacioni policor jugu, ka kërkuar asistencën e zyrtarëve të doganave të Kosovës, të cilët kanë bërë sekuestrimin e mallit të dyshuar së bashku me automjetin transportues.

Në rezervarin e identifikuar brenda në kamionet, janë identifikuar 880 litra, të derivateve të naftës.

Ndaj të dyshuarit, policia ka iniciuar paraqitje  penale për vepër “kontrabandë me mallra”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)