Sekretarja e Forcave të Armatosura të Francës viziton sot Kosovën
![Sekretarja e Forcave të Armatosura të Francës viziton sot Kosovën](http://ekonomia.info/repository/images/main/genevieve_darrieussecq.jpg)
Prishtinë, 1 qershor - Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të armatosura të Francës, znj. Geneviève Darrieussecq, do të qëndrojë sot në Prishtinë.
Ajo do të kryesojë ceremoninë e homazheve në monumentin kushtuar ushtarëve francezë të vdekur në Kosovë, që ndodhet në varrezat e Arbërisë, te Komuna e re.
Sekretarja e Shtetit do të ketë më pas takime të ndara me Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Ministrin e Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha për të diskutuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës dhe perspektivat e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.