Sekretari i MPB, Elhami Gashi kërcenon me gjakderdhje
Prishtinë, 18 janar - Përfaqësuesit e kompanisë austriake OeSD janë ankuar se kanë marrë kërcënime nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi. Për këtë ka njoftuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger.
Sekretari permanent i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë tejet armiqësor në takimin me ne, disa herë ka bërtitur, ka kërcënuar dhe refuzuar çdo lloj shpjegimi, duke i vazhduar kërcënimet, ka shkruar ai në një letër të cilën e ka siguruar Koha Ditore.
Ton të ngjashëm me atë që ka përshkruar austriaku Gerhard Wastl, Ilhami Gashi ka pasur edhe me Kohën Ditore, kur i ka telefonuar për të marrë më shumë sqarime.
Sekretari i Ministrisë në të cilën po vidhen miliona euro, ka akuzuar se gazeta po e bën horë Kosovën me shkrimet e saj. Ai ka paralajmëruar derdhje gjaku nëse është nevoja.
Krejt o në proces dhe ska çka me diskutu, ne jemi në negociata, ka thënë ai. Kur i është kërkuar sqarim nëse ka kërcënuar austriakët, Gashi i ka quajtur hajna për ti drejtuar akuzat drejt gazetës.
Po çka po më intereson çka ka thanë, kush janë ata me na thanë neve. Krejt janë me kontratë. Çka thojnë ata hajna, mu sum intereson, qikaq. Unë jam tu e kry punën time me nder, hera e parë i kam taku dhe ju kam tregu: me Kosovën hajgare smunden me ba se Bangladesh nuk oshtë. Çka kanë problem, janë arbitrazhet, ka thënë sekretari permanent i MPB-së, i cili ka negociuar të mërkurën me përfaqësues të kompanisë austriake, që ka fituar tenderin për prodhimin e pasaportave për të zgjidhur problemin e shlyerjes së detyrimeve doganore.