Sekretari i MFSK, Shkelzen Sylaj në vizitë zyrtare në Letoni
Prishtinë, 26 shtator - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Shkelzen Sylaj, i shoqëruar nga nënkolonel Hasan Hoxha, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri dhe Florin Hoxha, sekretar personal i Sekretarit të Përgjithëshëm, me ftesë të Sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Letonisë, zotëri Janis Sarts, nga data 23 shtator, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në shtetin e Letonisë.
Sekretari i Përgjithshëm, Shkelzen Sylaj gjatë vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes të Letonisë u prit nga Janis Sarts, Sekretari i Shetit të kësaj ministrie, si edhe vizitoi Forcat e Armatosura të Letonisë, me çrast delegacioni i MFSK-së u prit nga kolonel Martins Liberts, komandanti i Regjionit të Parë të Gardës Nacionale të Letonisë.
Në takimet që pati delegacioni i MFSK-së i prirë nga Shkelzen Sylaj, u konfirmua gatishmeria e vazhdimit të bashkëpunimit intenziv në mes të dyja ministrive dhe forcave, gjithashtu autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes të Letonisë ofruan përkrahje për MFSK-në dhe FSK-në gjatë procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë(RSSS).
Sekretari Sylaj, gjithashtu u takua edhe me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Letonisë, zotëri Andrejs Pildegovics me të cilin biseduan për bashkëpunimin më mes të dyja vendeve si edhe mbështetjen që po ofron Letonia në anëtarsimin e Republikës së Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.
Kryesuesi i delegacionit të MFSK-së, Sekretari i Përgjithshëm Shkelzen Sylaj u takua edhe me shefin e Komisionit Parlamentar për Mbrojtje, Punë të Brendshme dhe anti korrupsion, si dhe shume takime me zyrtar të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, të fushave të ndryshme.
Vizita e delegacionit të Ministrisë Për FSK u realizua me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Letonisë dhe në kuader të bashkepunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Letonisë si dhe Forcat e Armatosura të Letonisë.