Sekretari gjerman i Mbrojtjes vizitoi KFOR-in
Prishtinë, 4 mars - Sekretari Shtetëror Parlamentar gjerman i Ministrisë së Mbrojtjes, Wolfang Brauksiepe dhe dy anëtarë të parlamentit gjerman vizituan shtabin e përgjithshëm të KFOR-it dhe u takuan me Komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Salvatore Farina, në kampin Film City, Prishtinë.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Farina ka mirëpritur Wolfang Brauksiepe dhe mysafirët e nderuar dhe gjatë një takimi në shabin e përgjithshëm të KFOR-it, ai diskutoi me ta për operacionet e tanishme dhe situatën politike në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
Gjeneral Major Salvatore Farina theksoi punën e bërë nga KFOR-i në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë gjatë zgjedhjeve për kryetar të Mitrovicës veriore me 23 shkurt.
Ky qëllim i rëndësishëm është arritur duke ju falenderuar mbështetjes së madhe të kontigjentit gjerman i cili përbëhet prej 685 ushtarakëve në tërë KFOR-in. Gjeneral Major Salvatore Farina falenderoi Z. Wolfang Brauksiepe për kontributin e rëndësishëm, përkushtimin dhe profesionalizmin e trupave gjermane ndaj KFOR-it.
Sekretari shtetëror parlamentar gjerman i Ministrisë së Mbrojtjes konformoi mbështetjen e vendit të tij ndaj përpjekjeve të KFOR-it për të siguruar përmbushjen e misionit të NATO-s dhe mbështetjes së tyre ndaj porgresit për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në përfundim të vizitës së tij në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it Z. Wolfang Brauksiepe dhe mysafirët e tjerë të nderuar shfrytëzuan rastin ti takojnë pjestarët e Forcave të Armatosura Gjermane që shpërbejnë në misonin e KFOR-it në Kosovë.