Sejdiu emëroi Anton Qunin këshilltar politik për siguri
Prishtinë, 30 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu emëroi sot z.Anton Quni këshilltar politik për çështje të sigurisë.
Quni është personalitet me përgatitje të larta ushtarake dhe në fushën e sigurisë, që ka dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës.
Ai është shquar sidomos në betejën e Koshares, ku ka komanduar forcat komando Delta dhe ka gradën e kolonelit.
Pas luftës, Anton Quni ka qenë i angazhuar në Trupat e Mbrojtjes të Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku ka dhënë kontribut të madh në profesionalizimin e forcave mbrojtëse të Kosovës.