10 Janar 2025

Sejdi Rexhepi ka kërcënuar zyrtarët e AKK-së

Prishtinë, 31 maj -  Agjencia kundër korrupsionit shprehë vendosmërinë e saj se në as një rrethanë nuk lejon  devijimin e aktiviteteve të saj të përcaktuara me ligj pa marr parasysh kërcënimeve dhe shantazhe që janë në tendencë të rritjes ndaj zyrtarëve të Agjencisë

Kjo deklaratë vije si rrjedhojë e një kërcënimi  të zyrtarit të lartë Sejdi Rexhepi i cili u ka bërë sot zyrtarëve të Agjencisë në vendin e punës.

Sot ne mëngjes rreth  8:30 zyrtari i lartë Sejdi Rexhepi i cili nuk e kishte paralajmëruar paraprakisht ardhjen e tij ne AKK, ka hyrë në zyrat e Agjencisë dhe ka kërcënuar zyrtarët e saj për një vendim që Agjencia, më 7 maj 2013, kishte marr ndaj  tij,  pasi që ai në asnjë mënyrë nuk ka pranuar ti shmanget  Konfliktit  të Interesit në të cilin ndodhet.

Ai ka kërcënuar zyrtarët e Agjencisë së do të ja shohin ?sherrin? dhe se nuk do ta ndal në as një formë betejën me ta për arsyen se  vendimi në rastin e tij për Konflikt të Interesit është bërë publik.

Këto veprime Agjencia i konsideron kërcënime serioze që kanë tendencë zbehjen e aktiviteteve të saj për sa i përket  vendosjes së rëndit dhe ligjit, dhe ndërhyrje e drejtë për drejtë në pengimin e realizimit të  misionit të saj kundër korrupsionit.

Agjencia kundër Korrupsionit siguron qytetarët e Republikës se Kosovës  publikun se përkundër këtyre sjelljeve kërcënuese,  është e vendosur dhe e përkushtuar që të vazhdoj punën me përgjegjësi dhe përkushtimin më të madh  për të vendosur rregulla dhe standarde në këtë rast në fushën e parandalimit të Korrupsionit, por edhe luftimin e tij në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)