16 Janar 2025

SEESAC prezantoi planin tre vjeçar të përkrahjes për Kosovën

Prishtinë, 2 mars - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, priti në takim përfaqësuesit e Zyrës Qendrore në Evropës Lindore dhe Juglindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), me të cilët biseduan për projektet konkrete me të cilat përkrahet Ministria e Punëve të Brendshme, në veçanti për ndihmën në  luftimin e  trafikimit të armëve ilegale.

Zëvendësministri Hoxha, duke iu referuar  raportit të fundit të Komisionit Evropian, lidhur me trajtimin e armëve të vogla dhe të lehta, i njoftoi të pranishmit për përmbushjen me sukses të dy rekomandimeve të dala nga ky raport, siç është miratimi tashmë i Strategjisë për AVL dhe miratimi i Ligjit për legalizim dhe dorëzim vullnetar të armëve, projektligj i cili tani është në fazën e fundit para miratimit në Parlamentin e Kosovës.

Ndërsa përfaqësuesit e SEESAC njoftuan për planin e ri të aktiviteteve, sipas Rezolutës së Këshillit të Evropës nr 2016/’2356, sipas së cilës SEESAC do të përkrahë çarmatosjen dhe kontrollin e aktiviteteve për armët në Evropën Juglindore, duke u bazuar ne Strategjinë e BE-së për luftimin e grumbullimit dhe trafikimit ilegal të AVL.

Gjithashtu gjatë këtij takimi SEESAC prezantoi edhe planin tre vjeçar të përkrahjes për Republikën e Kosovës, për  rritjen e përpjekjeve për luftimin  e trafikimit ilegal, rritjen e sigurisë fizike të depove të armëve, si dhe ofrimin e trajnimeve për zyrtarët e MPB-së.

Zëvendësministri Hoxha duke i falënderuar zyrtarëve të SEESAC-ut për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme për MPB, shprehi vlerësimin më të lartë që kanë institucionet e Republikës së Kosovës për SEESAC, gjithashtu u zotua se bashkëpunimi do të vazhdojë të avancohet më tutje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)