Secili gjyqtar në gjykatën e apelit ka kryer nga 346 lëndë
Prishtinë, 23 dhjetor - Plotë njëmbëdhjetë mijë e katërqind e shtatë lëndë është numri i rasteve të përfunduara gjatë viti 2014 në Gjykatën e Apelit.
Kjo shifër vije si rezultat i punës së 33 gjyqtarëve, çka i bije që secili prej tyre ka kryer mesatarisht nga 346 lëndë.
Në bazë të raportit të punës për vitin 2014, i cili u prezantua sot gjatë një konference për medie nga kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, z. Salih Mekaj, del se gjatë vitit që po lëmë pas në punë kanë qenë 19.611 (7.286 të bartura nga viti 2013 dhe 12.332 lëndë të reja), apo nga 602 për secilin gjyqtarë.
Nga to sikurse u tha edhe më lartë janë vendosë gjithsej 11.407 lëndë të të gjitha lëmive, që do të thotë se secili gjyqtarë ka kryer nga 31.5 lëndë në muaj.
Kjo sipas kryetarit Mekaj, është mbi normën e caktuar dhe se sipas tij secili gjyqtarë ka kryer më shumë se qe i është kërkuar.
Në fund të këtij viti do ti kemi gjithsej 8.204 lëndë të pazgjidhura, që krahasuar me fundit të vitit të kaluar është 1.153 lëndë më shumë. Deri të rritja e numrit të lëndëve të papërfunduara, ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të lëndëve në ardhje dhe zvogëlimit të numrit të gjyqtarëve( dy më pak se viti i 2013) ,- tha Mekaj.
Mekaj deklaroj se rritja më e madhe e numrit të lëndëve ka ndodhur në Divizionin civil të Departamentit të përgjithshëm, ku kemi një rritje prej 1.081 lëndëve në punë krahasuar me vitin e kaluar. Në këtë Divizion, këtë vitu tha te kenë qenë në punë 10.619 lëndë, prej të cilave janë kryer 3.804 dhe kanë ngelë të papërfunduara 6.815 lëndë civile që është për 1.194 lëndë më shumë ose mbi 19 % më shumë së në fillim të këtij viti.
Kryetari Mekaj, potencoi se pret që vitin që vjen, të shtohet numri i gjyqtarëve çka do të ndikonte në rezultate edhe më te mira.