17 Maj 2024

Së bashku për të drejtat e qytetarëve

Prishtinë, 10 dhjetor - Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, kanë vlerësuar se Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut është një mundësi për t’iu përkushtuar edhe njëherë çështjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës për të jetuar në paqe dhe siguri e pa persekutim. 


\"Në këtë ditë, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara dëshirojnë të spikasin çështjen e dhunës kundër grave, e cila e prek Kosovën , ashtu siç prek edhe çdo komb tjetër.  Dhe një nga çështjet më të vështira me të cilat Kosova duhet të ballafaqohet është dhuna seksuale e kryer gjatë kohës së luftës\", thuhet deklaratën e përbashkët të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

\"Organizatat si Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës çdo ditë kërkojnë që kësaj çështjeje kaq urgjente t’i kushtohet më shumë vëmendje.  Së bashku me partnerët tjerë, ato ofrojnë mbështetje, këshillim dhe forcë këtyre viktimave të pafajshme.  Ambasadat e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara janë mbështetës krenarë të punës së tyre.”

 

\"Sot, Ambasadori Cliff dhe ushtruesja e detyrës së zëvendës-ambasadorit pranë ambasadës amerikane, Jennifer Bachus takuan pesë të mbijetuara të dhunës seksuale të kryer gjatë luftës për të dëgjuar për sfidat me të cilat ato ende përballen.  Guximi i të mbijetuarave për tu paraqitur shërben si shembull për t’iu ndihmuar të tjerave që t’i marrin hapat e parë drejt shërimit. 

Ambasadat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin punën për këtë çështje, ashtu që edhe të tjerat të mund të paraqiten dhe të kërkojnë ndihmë.  Po ritheksojmë se dhuna në baza gjinore është një sfidë për tërë shoqërinë dhe për të drejtat dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)