04 Maj 2024

Schlumberger: Gazetarët duhet të mbrohen

Prishtinë, 30 prill - Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka lëshuar sot deklaratën në vijim në prag të 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

“U bëj thirrje institucioneve të Kosovës që të garantojnë lirinë e shprehjes dhe i inkurajoj institucionet e mediave dhe shoqërinë civile që të forcojnë rolin e tyre në mbrojtje të lirisë së shtypit.

“Ka akoma raste kur gazetarët janë cak i trysnive dhe frikësimit; kjo minon lirinë e shprehjes dhe mediat e lira në Kosovë.

“I dënoj fuqishëm sulmet e fundit dhe kërcënimet ndaj gazetarëve të Televizionit Klan Kosova, transmetuesit publik RTK, të përditshmes Zëri, dhe pronës së Radio Kolashin. Institucionet duhet të promovojnë dhe të ruajnë një ambient në të cilin mediat mund të punojnë lirshëm dhe në mënyrë të sigurte, pa ndikim dhe ndërhyrje të papranueshme.

“Jam i inkurajuar me miratimin, në parim, të Projektligjit për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë nga Komisioni i Kuvendit për Media. Me miratimin e tij, ligji do t’i kontribuojë në masë të madhe zhvillimin të mëtejmë të gazetarisë hulumtuese.

“I nxis institucionet e Kosovës të përmbahen nga përpjekjet për të ndikuar në politikat redaktuese të mediave të pavarura dhe të garantojnë lirinë e shprehjes, e drejtë kjo që gëzohet botërisht. Gjithashtu, u bëj thirrje institucioneve të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile të jenë më të zëshëm në mbrojtje të lirisë së shtypit.”

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mandat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizim dhe zhvillim të sektorit të sigurisë publike. Misioni ndihmon në ruajtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes dhe e përkrah zhvillimin e mediave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)