02 Maj 2024

Sara Palin fjalim “live” me ushtarët amerikan në Bondsteel

Prishtinë, 3 maj - Ish-guvernatorja e Alaskës dhe ish-kandidatja për nënpresidente në SHBA, Sara Palin nëpërmjet një transmetimi të drejtpërdrejt televiziv ka mbajtur një fjalim pranë ushtarëve amerikan në bazën ushtarake Bondsteel në Kosovë.

Fjalimi i saj i është dedikuar kryesisht ushtarëve amerikan të trupave të Alaskës, ndërsa fjalimi është mbajtur nga Qendra Universitare e Kolorados.

Transmetimi është mundësuar nga Armata  e Alaskës dhe është bërë përmes një kanali i cili përdoret për transferin e të dhënave Ushtarake. Sarah Palin është Komandante e Gardës Kombëtare të Alaskës dhe njëherit Komandante pranë njësitit “Alaska Force”.

Sarah Palin është një nga politikanet “rebele” dhe kontraverse amerikane e cila krijoi në imazh të ri në politikën amerikane me kandidimin në garën presidenciale 2008 përkrahë senatorit republikan John McCain.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)