14 Janar 2025

Samiti për sigurinë globale do të mbahet më 18 shkurt

Washington, 12 janar - Presidenti amerikan Barack Obama ka ftuar aleatët në samitin e sigurisë që do të mbahet në Washington muajin e ardhshëm, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Eric Holder tha se samiti do të mbahet më 18 shkurt.

Njoftimi u bë në Paris në praninë e krerëve të Drejtësisë dhe të Brendshëm të vendeve europiane, pas sulmeve teroriste në Paris.

Ata ranë dakord për zgjerimin e bashkëpunimit në një përpjekje për të penguar sulmet e mëtejshme xhihadiste.

Ndërkohë, masa të mëtejshme do të diskutohen këtë javë në takimin e Brukselit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)