Sami Zeqiri shpallet fajtor dhe dënohet me 10 vjet burgim
Mitrovicë, 15 korrik - Një trup gjykues i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e ka shpallur Sami Zeqirin fajtor dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprën penale të vrasjes. Ai është liruar nga akuza për tentim vrasje.
I pandehuri është akuzuar nga një prokuror i EULEX-it i Qarkut të Mitrovicës për vrasjen e një personi dhe tentim vrasjen e një tjetri duke gjuajtur nga pistoleta e tij gjatë një përleshje në vitin 1995 në Mitrovicë.
Vendimi është shpallur më 14 korrik 2011. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda 15 ditëve.