13 Janar 2025

Sami Lushtaku, nga burgu i ndëshkon punëtorët e Komunës

Prishtinë, 14 tetor - Sami Lushtaku ka marrë mbi 18 mijë euro rrogë pa dalë fare në punë, por ka ndëshkuar një punëtor që ka munguar vetëm një ditë.

Emin Halimi ka marrë 19.89 euro më pak pagë në muajin korrik, për shkak të ndëshkimit që i ka bërë Komuna bazuar në një vendim të kryetarit të Skënderajt, të nxjerrë nga Burgu i Dubravës ku ndodhet që nga 23 maji i vitit të kaluar.

Lushtaku ndodhet në burg për shkak të akuzave për krime lufte, përfshirë vrasjen.

Prej ditës së arrestimit ai vetëm një herë ka qenë në Komunë, ditën kur ka dhënë betimin si kryetar i rizgjedhur në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar. 
 

/koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)