17 Janar 2025

Sami Lushtaku në Emergjencë

Prishtinë, 23 janar - Kryetari Komunës së Skënderajt, i cili është duke vuajtur dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc, është dërguar sërish për trajtim në Emergjencë. 

Lajmin për transferimin e tij në QKUK e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Arianit Koci, i cili ka thënë se arsyeja përse Lushtaku është pranuar në Qendrën Spitalore është se “gjendja e tij shëndetësore është mjaftë e rëndë”.

Lushtaku, i cili ishte ankuar për trajtim joadekuat në QKUK, më 14 janar kishte hyrë në grevë urie. Në shenjë solidarizimi, e tërë Komuna e Skenderajt kishte pezulluar shërbimet ndaj qytetarëve për një ditë tërë, kurse ajo e Vushtrrisë kishte pezulluar punën për gjysmë ore.

Misioni ndërkombëtar i EULEX-it nuk i ka besuar diagnozës së mjekëve të QKUK-së për shëndetin e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, ka raportuar sot \"Koha Ditore\".

Ai para disa javësh ka angazhuar një mjek, i cili ka ardhur nga Polonia për të parë se në çfarë gjendjeje shëndetësore është Lushtaku. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)