06 Maj 2024

Sami Hamiti sot para gjykatës

Prishtinë, 13 shtator - Kryesuesi i Asamblesë së Komunës së Prishtinës Sami Hamiti pritet të dalë sot para Gjykatësit të seancës paraprake.

Hamiti është arrestuar të mërkurën së bashku me dy biznesmenë nën dyshimin për zhvatje dhe korrupsion.

Sami Hamiti do të përballet në mesditë me dyshimet e një prokurori të EULEX-it se në bashkëveprim me dy biznesmenë i kanë kërkuar ryshfet një qytetari për ndryshim të një plani urbanistik në Prishtinë.

Dyshimet e prokurorisë lidhen me një denoncim e pronarit të një kompanie të patundshmërive i cili akuzon Hamitin se përmes dy biznesmenëve i ka kërkuar atij tri shtëpi dhe një veturë në këmbim të shndërrimit të një zonë të gjelbër në lagjen Sofalia në zonë ndërtimor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)