Salustros nuk i rrezikohet aspak imuniteti
Prishtinë, 14 shkurt - Paneli për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut ka bërë të ditur se ka vërejtur i befasuar një artikull të botuar nga gazeta Tribuna më 14 shkurt 2013, që ju referohet rastit Agim Zogaj, të njohur si Dëshmitari X.
Paneli konfirmon se ky rast është në pritje dhe se do të shqyrtohet si çdo rast tjetër i parashtruar.
Sidoqoftë, Paneli thekson faktin se nuk ka mandat për tju hequr imunitetin zyrtarëve të EULEX-it.
Ndryshe nga çfarë është deklaruar në atë artikull, Paneli nuk rekomandon e as nuk ofron ndonjë kompensim me para për ankuesit.
Paneli thekson se të gjitha supozimet rreth përmbajtjes dhe përfundimit të këtij rasti janë përgjegjësi që bien vetëm mbi autorin e tekstit dhe redaktorin.
Është për keqardhje që nuk ka pasur hulumtim të duhur në lidhje me artikullin dhe po ashtu publikut ju është ofruar informatë sensacionale dhe mashtruese.