08 Maj 2024

Salustro kërkon paraburgim për Fatmir Limaj

Prishtinë, 9 shkurt - Prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro nuk do të thirret si dëshmitar në rastin Kleçka ashtu siç kishte kërkuar mbrojtja e të akuzuarve në këtë rast.

Trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për ta thirrur italianin të dëshmojë rreth akuzave kundër tij, të ngritura nga dy prej dëshmitarëve kryesorë, Agim Zogaj dhe bashkëshortja e tij, Ganimete Thaçi.

Sipas kryesuesit të panelit të gjyqtarëve, vendimi është marrë në bazë të nenit 1.5.8 të Kodit Penal të Kosovës, se nuk janë përmbush kushtet për ta thirrur Salustron si dëshmitar.

Mirëpo më kërkesë të prokurorit special të EULEX-it, Maurizio Salustro, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë po mbahet një seancë e veçantë për caktimin ose të jo të masës së paraburgimit për Fatmir Limajn.

Kërkesa për paraburgim, e përpiluar nga prokurori Salustro, sipas këtij të fundit ka rezultuar për shkak se Fatmir Limaj ka thyer rregullat e qëndrimit në arrest shtëpiak.

Salustro ka thënë se i ka dëshmitarët që tregojnë për veprimet e palejueshme të Limajt gjatë arrestit shtëpiak.

Aktualisht mbrojtja e Limajt është duke e kundërshtuar prokurorin, ndërsa pritet vendimi i trupit gjykues pas kësaj kërkese.

Po ashtu në seancën e sotshme të rastit “Kleçka”, është shtyrë gjykimi për 28 shkurt, pasi gjyqtarja vendore e panelit, Shqipe Qerimi, është e sëmurë dhe e ka të pamundur të marrë pjesë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)