Salustro kërkon dënim minimal për Bllacën
Prishtinë, 15 korrik - Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Nazim Bllacës, ndërsa pritet që të verdikti të jepet më 19 korrik.
Për Bllacën është kërkuar dënimi minimal nga prokurori i rastit Marucio Salustro, pasi sipas tij, Bllaca ka qenë dëshmitar bashkëpunues në rastin Bllaca 1 dhe Bllaca 2.
Ndërsa avokati i Bllacës Osman Havolli ka thënë para mediave se edhe mbrojtja është e pajtimit me kërkesën e Prokurorit
Gjatë seancës së sotshme kemi diskutuar se cili ligj të aplikohet në rastin Bllaca dhe kemi ardh në përfundim që të aplikohet Ligji Penal i Kosovës i vitit 1999, meqë në atë kohë është kryer vepra penale, tha avokati.
Sipas tij, për raste të tilla, dënimi minimal është 10 vite burg, mirëpo shtoi ai, gjykata mund ti bëj favore Bllacës dhe ky dënim të zbutet.