Salustro ankohet për rastin Kleçka
Prishtinë, 24 shtator - Rasti Kleçka me gjasë nuk do të përfundojë edhe një kohë. Kjo për arsye se prokurori italian, Maurizio Salustro, ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të 17 shtatorit, 2013, për lirimin e deputetit Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij nga akuza për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.
Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se fjala përfundimtare është dhënë për këtë rast, mirëpo tash prokurori Salustro dëshiron që këtë çështje ta dërgojë në Gjykatën e Apelit.
Prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, assesi të pajtohet me lirimin nga aktakuza e Fatmir Limajt dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij. Edhe pse më 17 shtator, 2013, gjykata ka dhënë arsyet e pamohueshme, juridikisht dhe në bazë të drejtësisë kristal të pastra për lirimin e Limajt dhe të tjerëve.\"
\"Edhe pse Fatmir Limaj dhe të tjerët u liruan për këtë akuzë edhe në maj të vitit 2012, ai [prokurori] sot ka paralajmëruar ankesë dhe kjo i bie se çështja do të shkojë sipas ankesës së prokurorit në Gjykatën e Apelit, ka thënë mbrojtësi i Limajt, Tomë Gashi.