Salih Mustafa del sot para Speciales
Hagë, 28 tetor - Gjykata Speciale do të mbajë sot seancë dëgjimore me ish-drejtuesin e UÇK, Salih Mustafa, i cili akuzohet nga Prokuroria nga Speciale për krime lufte.
Ai pritet të deklarohet sot para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë rreth akuzave që e ngarkon Prokuroria Speciale.
Nga Dhomat e Specializuara nëpërmjet njoftimit për seancës e sotme kanë bërë të ditur se Mustafës do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtori ose i pafajshëm në lidhje me akuzat që ngarkohet.
Nëse Mustafa nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, atëherë gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarimin e pafajësisë në emër të të akuzuarit në përputhje me rregulloren.
“Gjatë pjesës së parë të séances, Mustafa do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores."
"Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e dytë për ecurinë e çështjes. Seanca dëgjimore e Mustafës do të mbahet në prani të prokurorit special dhe mbrojtjes, duke filluar nga ora 15:00.
Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.