Salih Mekaj lirohet nga arresti shtëpiak
Kolegji vendosi që kjo masë të ndryshohet dhe e njëjta ti zëvendësohet me masën e ndalimit për tiu ofruar vendit ose personit të caktuar me kohëzgjatja prej 2 muajsh.
E njëjta masë e sigurisë, i është shqiptuar edhe të pandehurës tjetër të këtij rasti, V.G.
Gjykata do të urdhëroi paraburgimin në rast se të pandehurit shkelin aktvendimin.
Salih Mekaj po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale e Kosovës , se ka kryer dy vepra penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penale të Republikës së Kosovës dhe Ushtrim të ndikimit, nga neni 429 i këtij kodi.
Ndërsa e pandehura V.G., për veprën penale: Dhënie e ryshfetit, neni 429 i KPRK-së.