Salih Mekaj dhe Vlora Gorani mbesin në arrest shtëpiak
Kolegji vendosi që çështja ti kthehet gjykatës së shkallës së parë për rivendosje. Megjithatë personat në fjalë, do të vazhdojnë të mbesin në arrest shtëpiak, deri në marrjen e një vendimi të ri.
Salih Mekaj po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale e Kosovës, se ka kryer dy vepra penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penale të Republikës së Kosovës dhe Ushtrim të ndikimit, nga neni 429 i këtij kodi.
Ndërsa e pandehura V.G., për veprën penale: Dhënie e ryshfetit, neni 429 i KPRK-së.
Kolegji vlerëson, se aktvendimi i shkallës së parë , i kundërshtuar me ankesë, përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nga neni 384, lidhur me nenin 370 paragrafi 7, i Kodit të Procedurës Penale,
Kjo për faktin se në arsyetimin e tij, nuk janë dhënë arsye mbi dyshimin e bazuar, si dhe në lidhje me faktet vendimtare për bazat ligjore, sipas dispozitës se nenit 183 lidhur me nenin 187, të KPK-së.