Rusia pret dështimin e formimit te Gjykatës Speciale
Prishtinë, 23 shkurt - Dështimi eventual i Kosovës në formimin e Gjykatës Speciale, e cila do ti trajtojë krimet e pretenduara të luftës së UÇK-së në Kosovë, i hap rrugën Këshillit të Sigurimit të OKB-së që përmes një rezolute të krijojë Tribunal Ndërkombëtar.
Pra, me këtë do ti mundësohej Rusisë dhe Kinës, të cilat janë anëtare të KS të OKB-së, që përmes një Tribunali ndërkombëtar të merren me krimet e supozuara se janë kryer gjatë periudhës së vitit 1998-2000 në Kosovë, shkruan Zëri.
Në kohën kur brenda pak javësh pritet që deputetët e Kuvendit të Kosovës të kenë para vetes Projektligjin për Gjykatën Speciale, ekspertët juridikë konsiderojnë se është me interes që të kalohet edhe ky test dhe mos ti ofrohet kënaqësia dy superfuqive, Rusisë e Kinës, që të merren me krimet e dyshuara të shqiptarëve të Kosovës.
/Zëri/