18 Janar 2025

Rusia kërkon rritjen e kapaciteteve policore të UNMIK-ut

Prishtinë, 16 maj - Kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës që vazhdojnë ta konsiderojnë UNMIK-un faktor të rëndësishëm kanë kërkuar rifuqizim të misionit të Kombeve të Bashkuara në fushën e sundimit të ligjit dhe në polici.

Është anëtari i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, Rusia, që ka propozuar rritjen e kapaciteteve në këto fusha edhe për faktin se së shpejti pritet të nisë punën Gjykata Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se nuk mund të ndodhë asnjë kthim i kompetencave në sundim të ligjit, sepse kjo kërkon konsensus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili takohet sot (e hënë) për t’i diskutuar këto çështje.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)