01 Maj 2024

RTK përfshihet nga flakët

Prishtinë, 9 tetor - Në orët e para të mëngjesit, një zjarr i madh ka shpërthyer në podrumin e Radio Televizionit të Kosovës. Zjarri ka bërë që RTK të mos ketë sinjal fare, ndërkohë ekipet e zjarrfikësve dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Rastin për Indeksonline e kanë konfirmuar burimet brenda RTK-së dhe Policisë së Kosovës. “Për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në podrumin ku ndodhet arkiva e RTK-së, nuk kemi munduar ta realizojmë programin e mëngjesit”, thotë një punëtorë i RTK-së.

Ndërsa Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë se në këto momente nuk dihet për shkaktarin, ndërkohë ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon ende. Ajo tha se zjarri është raportuar rreth orës 03:00, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)