Rrustem, Hetem dhe Sabit Geci arrestohen për krime lufte
Prishtinë, 15 nëntor - Pjesëtarët e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë-EULEX, kanë arrestuar tre persona në rajonin e Skenderajt gjatë një operacioni që thuhet se është kryer në orët e hershme të mëngjesit.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se të arrestuarit dyshohen për krime lufte dhe se me rastin është duke u marrë një prokuror evropian i prokurorisë speciale.
Personat e arrestuar dyshohen për krime të luftës. Rastin është duke e hetuar një prokurorë I EULEX-it nga prokuroria speciale, u shpreh Krasniqi.
OVL të UÇK-së, reagon ashpër kundër arrestimit të luftëtarëve të UÇK-së: Rrustem Geci, Hetem Geci dhe Sabit T. Geci. Preteksi i arrestimit të tyre, gjoja se për krime lufte, është tregues i qartë, që EULEX-i ende nuk ka heq dorë nga gjahu i shtrigave kundër luftëtarëve të UÇK-së.
Kryesia e OVL të UÇK-së vlereson se edhe pse ky mision gjithëherë ka dështuar në argumentimin e akuzave kundër luftës së pastër të UÇK-së, prapë po organizon këso arrestime spektakulare, për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga dështimet që ka pasur ky mision, në realizimin e detyrave të veta siç është dështimi i tyre në arrestimin e kriminelëve serb që veprojnë lirshëm në veriun e Kosovës.
Rrustemi, Hetemi e Sabiti, kanë qenë ushtar të hershëm dhe të zellshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë kryer detyrën e tyre në çlirimin e Atdheut, me angazhim, përkushtim e sakrificë të madhe. Arrestimi i tyre, ka shqetësuar rëndë të gjithë luftëtarët e UÇK-së.
OVL të UÇK-së, kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre, dhe çdo vonesë në lirimin e tyre, do e shtojë zemërimin e bashkluftëtarëve. Apelojmë që EULEX të lej të qetë luftëtarët, të kryej punët e veta, ose të largohet përfundimisht nga Kosova.