15 Janar 2025

Rrustem Berisha pranon detyrën e ministrit të FSK-së

Prishtinë, 11 shtator - Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, sot zyrtarisht u bë dorëzimi-pranimi i detyrës së ministrit të MFSK-së.

Ministri i deritashëm Demolli, me këtë rast, i uroi detyrën e ministrit Rrustem Berishës duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e MFSK-së.

Ai e njoftoi ministrin e porsazgjedhur me të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe me projektet të cilat janë në vazhdim.

Gjithashtu, z. Demolli ka falënderuar gjithë stafin e ministrisë dhe FSK-së, për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë rrugëtimit të përbashkët në ndërtimin dhe zhvillimin e MFSK-së dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Nga ana e tij, ministri i ri, Berisha pasi pranoi detyrën, falënderoi ministrin Demolli duke e përgëzuar për sukseset që ka shënuar kjo forcë, dhe njëherësh konfirmoi përkushtimin e tij për të vazhduar me angazhim maksimal në drejtimin dhe realizimin e detyrave dhe projekteve të përgjithshme për Ministrinë dhe FSK-në.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, drejtori për Politika dhe Plane, Faruk Geci, drejtori dhe zëvendësdrejtori i NLAT-it (Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s për FSK-në), gjeneral brigade Dietman Mosmann dhe Mark Theobald, ish-këshilltari ushtarak i ministrit Demolli, kolonel Fadil Hadërgjonaj dhe shefi iKabinetit të z. Demolli, z. Latif Leka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)