14 Janar 2025

Rrugët janë të kalueshme, situata e sigurisë e qetë dhe pa incidente

Prishtinë, 2 janar - Policia e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme po përcjellë situatën e sigurisë së përgjithshme në vend duke vë në dispozicion burime të nevojshme sipas situatës dhe rrethanave që do të mund të paraqiten.

Pavarësisht se gjendja e sigurisë vlerësohet të jetë e qetë dhe pa incidente të rënda Policia po punon intensivishtë që edhe ato incidente që sado pak rrezikojnë sigurinë e qytetarëve të shmangen.

Rastet e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike dhe përdorimit të paligjshëm të armëve që mund të rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve tanë po trajtohen nga njësitë relevante policore dhe ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjet e aplikueshme në Kosovë po merren masa ligjore.

Gjithashtu, sa i përket sigurisë në komunikacionin rrugor Policia ka informuar rregullisht dhe me kohë lidhur me gjendjen e rrugëve në vend, dhe vazhdimisht, apelon te të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit nëpër rrugë dhe trotuare dhe tu përshtaten kushteve atmosferike si dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore dhe të sillen gjithnjë duke respektuar ligjin mbi sigurinë dhe komunikacionin rrugorë, në mënyrë që të shmangin pasojat që mund të vijnë nga pakujdesia si dhe ngricat që po paraqiten kryesishtë gjatë orëve të hershme të mëngjesit, gjatë orëve të mbrëmjes dhe natën.

Sipas informacioneve të pranuara nga drejtoritë rajonale të PK-së duke përfshirë edhe ato të drejtorive rajonale të policisë kufitare, të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato urbane janë të kalueshme, por ende në disa prej tyre e që kryesisht janë rrugë që qojnë në zona të thella apo fshatra siç janë rruga Pejë-Kullë dhe Pejë-Kuqishtë e të tjera, prezenca e borës dhe akullit domosdoshmërish kërkon përdorimin e pajisjeve dimërore.

Ndërsa ju njoftojmë se në Pikë kalimin kufitar Mutivodë gjendja e sigurisë është e qetë dhe qarkullimi i automjeteve po zhvillohet normal, dhe nuk ka pritje të gjata, ndërsa në Pikë kalimin Kufitar Merdare gjendja e sigurisë, poashtu është e qetë dhe qarkullimi i mallrave dhe automjeteve zhvillohet normal në HYRJE, ndërsa në DALJE të Republikës së Kosovës në këtë pikë është regjistruar kolonë e automjeteve rreth 1.5 km, dhe pritjet janë prej dy deri tre orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)