Rroli i gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë
Prishtinë, 10 shtator - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, sot në Vushtrri organizon tryezë diskutimi me temën: Rroli i gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.
Në këtë takim do të diskutohet rreth sfidave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë që rezultoi në pjesëmarrjen e një numri të madh të qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja (Siri dhe Irak) duke përfshirë edhe gratë.
Pjesë e takimit do të jetë edhe diskutimi i aktiviteteve dhe ideve të reja të cilat do të ndikonin në parandalimin e përhapjes së rrymave ekstremiste dhe radikale në Kosovë.
Debati është pjesë e projektit Rrëfimi i dy qyteteve: Radikalizmi dhe Kundërnarrativi në Vushtrri dhe Mitrovicë.
Qëllimi i këtij projekti është rritja e aktivizmit dhe vetëdijesimit qytetar në parandalimin e përhapjes së ekstremizmit, si dhe kontributi në kundërpërgjigjen ndaj përhapjes së propagandës së grupeve ekstremiste në Kosovë.
Në takim do të diskutojnë, përfaqësuese të shoqërisë civile, aktiviste për të drejtat e njeriut, zyrtare nga institucionet në nivel qendror dhe lokal, perfaqesues te ambasadave të ambasadave të huaja në Kosovë, përfaqësues nga zyra e BE-së në Kosovë Policia e Kosovës, FSK-së, Bashkësia Islame e Kosovës, student, si dhe qytetarë nga Vushtrria.