Rrokullisja e autobusit, nxënësit jashtë rrezikut për jetën
Prishtinë, 27 janar - Nxënësit që u plagosen në aksidentin e ndodhur në Shtërpcë janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë gjatë dites se djeshme 20 nxënës janë trajtuar në Shtërpcë ndërsa 30 të tjerë janë dërguar në spitalin e Ferizajt, kurse të tjerët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
Ndërsa të lënduarit janë vizituar edhe nga zëvëndësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Usmen Baldzi.
Mjekët janë shprehur se të gjithë nxënësit e lënduari kanë marrë ndihmën e parë dhe janë jashtë rrezikut për jetë dhe se ata janë lëshaur tashmë në shtëpi, përveç dy nxënësve që janë dërguar për mjekim në QKUK.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, të gjithë nxënësve që kanë përsuar lëndime në këtë aksident u uron shërim sa më të shpejtë.
Autobusi me 65 nxënës të Shkollës së Mesme të Muzikës Prenk Jakova ishte nisur nga Prishtina në drejtim të Prevalles.