Rrokulliset me veturë
Prishtinë, 12 qershor - Një akident trafiku ka ndodhur dje në Vragoli të Fushë Kosovës. Policia njofton se një veturë me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar i dyshuari-drejtuesi i veturës, si dhe një mashkull K-Shqiptar-viktimë pasagjer në veturë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.
Në një rast tjetër, në rr. Avdullah Bugari në Gjakovë raportohet se i dyshuari mashkull përderisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes është aksidentuar me një. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Gjakovës. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Ndërsa në magjistralen Mitrovicë Prishtinë raportohet se një i dyshuar i panjohur me një veturë të panjohur e ka goditur këmbësorin dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.
Në Leposaviq raportohet se një mashkull serb përderisa ishte duke drejtuar një traktor, për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga dhe me të njëjtin e ka goditur një shtyllë elektrike me çrast në një pjesë të fshatit për shkak të dëmtimit të shtyllës nuk ka pasur rrymë elektrike. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar.