01 Maj 2024

Rrokulliset me automjet, humb jeten një person

Prishtinë, 7 gusht - Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Komunikacionit Rajonal pran Drejtorisë Rajonale në Pejë ka bërë të ditur se sot rreth orës 00:25 pas mesnate, në rrugën regjionale Gjakovë-Klinë mu në fshatin Gremik, i është përgjigjur një aksidenti komunikacionit me fatalitet dhe lendime të rënda trupore.

Në aksident sipas policise ishte  përfshirë vetëm një veturë  VW Golf II me regjistrim  vendor, drejtuar nga T. (Alush) K. (1967) nga fshati SVERKË e Klinës,  gjithashtu si pasangjer në veturë ishin  Sh. K. (1974 femër nga Sverka e Klinës),  H.B. (1951 femër nga fshati Ponorc-Malishevë) dhe  N. B. (1986 mashkull nga fshati Ponorc - Malishevë).

Sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur për deri sa vozitësi i veturës së lart cekur T. K. ishte duke qarkulluar me automjetin e tij nga Klina në drejtim të Gjakovës dhe gjatë qarkullimit ne atë rrugë kur arrin përball Pompës se Derivateve MONI, për një moment e humbë kontrollin mbi automjetin e tij duke u rrokullisur dhe dal nga rruga në të djathtë të saj.

Andaj si pasoje lendimeve të marra në këtë aksident, ne vendin e ngjarjes ka vdekur (pasagjeri) bashkëudhëtarja Sh. K. (1974 femër) vdekjen e saj e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Pejës me të arritur atje viktima.

Ndërsa dy pasagjerët tjerë dhe drejtuesi i veturës kanë pësuar lëndime trupore (por jashtë rreziku për jetën) dhe për këtë mbetën ne Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës ju është liruar familjarëve me urdhër të Prokurorit për ceremoni varrimi.

Njësitet e Trafikut Rajonal e kanë përfunduar shikimin e vendit të ngjarjes me urdhër të Prokurorit.

Rasti  do te procedohet  në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e Njësitit Komunikacionit Rajonal DRP Pejë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)