15 Janar 2025

Rrjetet mafioze e kriminale e kanë kapur fort politikën

Prishtinë, 18 maj - Dyshimet dhe faktet, sipas të cilave politika e re e Kosovës dhe institucionet e shtetit që janë akoma në proces ndërtimi, janë të ndikuara shumë dhe kanë në përbërjen e tyre grupe kriminale të interesit, vazhdojnë t\'i japin imazh të keq vendit para bashkësisë ndërkombëtare.

Këto të meta të shoqërisë së re kosovare i ka përmendur ditë më parë për \"Kosova Sot\" edhe ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq.

Sidoqoftë ai ka porositur se sikurse në praktikën kroate edhe Kosova ka detyrim në procesin e rrugëtimit drejt integrimeve evropiane që të pastrojë radhët politike nga rrjetet e tilla kriminale.

E analistë të spektrit politik kosovar këtë detyrë të shtetit më të ri, që pretendon rrugën evropiane, e shohin me prioritet, por që gjithsesi do të ketë sfida serioze në eliminimin e saj.

Politikologu Albinot Maloku konstaton se edhe shteti i Kosovës fazën e kalimit të sistemeve që e ka përjetuar dekadave të fundit, me shpalljen e pavarësisë së saj, kohë kur edhe është menduar se po marrim drejtimin e ri, nuk ka ditur t\'i kalojë me sukses këto pjesë të rëndësishme të shtetndërtimit dhe konsolidimit politik pro evropian.

\"Kjo mosdije nuk është bërë se gjoja brenda qytetarëve tanë nuk ka pasur të dijshëm, që do të mund ta drejtonin shtetin.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)