15 Maj 2024

Rritja e krimeve shqetësuese për Komunën e Mitrovicës

Mitrovicë, 3 maj - Numri i krimeve në rritje, problemet në shkolla, rritja e numrit të rinjve që përdorin drogën etj, qenë temat kryesore për të cilat u bisedua të premten në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Mitrovicë.

U potencua nevoja për bashkërendim të veprimeve me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive të dëmshme.

Komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se janë disa dukuri shqetësuese, për parandalimin e të cilave kërkohet një koordinim i veprimeve. Në radhë të parë ai shtroi nevojën për fushata vetëdijesimi nëpër shkolla.

Ndërsa, drejtori për Arsim, Ali Bejta, njoftoi se brenda pak ditësh do të filloj një fushatë vetëdijesimi nëpër shkolla me qëllim të parandalimit të përdorimit të drogës.

“Jemi duke u përgatitur që të nisim një lloj fushate, në kuadër të të cilës do të shpërndajmë një pyetësor për nxënës ku ata do të japin përgjigje në pyetjet për atë se a i njohin kolegët e tyre që përdorin drogë”.

Në këtë takim u bisedua edhe për situatën aktuale të sigurisë, për të cilën folën nënkryetari i komunës, Riza Haziri dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala.

Ata vlerësuan se situata është e qetë edhe në veri të qytetit, por e paqëndrueshme për shkak të veprimit të strukturave ilegale serbe. 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)