Rritet numri i qytetarëve që heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës
Prishtinë, 4 qershor - Në Kosovë, autoritetet vendore thonë se çdo vit rritet numri i qytetarëve që po heqin dorë nga shtetësia e vendit.
Vetëm gjatë nëntë viteve të fundit, rreth 42 mijë persona kanë dorëzuar shtetësinë e Kosovës, raporton VoA.
Organizatat jo qeveritare thonë se largimi nga Kosova i qytetarëve është dukuri normale, por ata po bëjnë thirrje që të shfrytëzohen potencialet e tyre për të investuar në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Njëra ndër arsyet më të shpeshta të largimit të të rinjve nga Kosova po shihet edhe gjendja e rëndë ekonomike që po mbizotëron në vend.
E me gjithë numrin e madh të qytetarëve të cilët po braktisin nënshtetësinë e Kosovës, nga OJQ të ndryshme po vlerësohet se diaspora jep një kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.